Në derbin që po zhvillohet në “Elbasan Arena”, ajo që vihet re është prania e madhe e trajnerëve të Superiores.

Duke filluar që nga Thomas Brdariç i Vllaznisë, për të vijuar edhe me Julian Ahmatajn e Skënderbeut, apo dhe Edi Martini i skuadrës së Teutës.

Por, ajo që vihet re është se trajneri i Teutës, Edi Martini shihet në krah të sponsorit të Vllaznisë, Alban Xhaferi, madje bisedon gjatë gjithë ndeshjes me të, duke qenë se janë edhe patriotë, përveçse kanë rivalite në fushën e futbollit.

Teuta është rivali kryesor i shpallur që në filim të garës dhe më afër Vllaznisë aktualisht, ndonëse për titull luftojnë edhe Tirana e Partizani…

Martini eshte i ulur ne mes te Xhaferit dhe Brdariç, me te cilin ka njohje dhe miqesi prej vitesh. Ndeshja e sotme i ka bere serish sebashku, por kete here jo si kundershtare.