Diten e sotme jane zhvilluar dy sfida te tjera të javës së 28-të të Kategorisë Superiore.

Nuk ka pasur surpriza, me Kukësin, kampionët në fuqi të Shqipërisë, që kanë marrë një fitore 1-0 në fushën e Kamzës.

Pesë minuta lojë i kanë mjaftuar miqve për të zhbllokuar ndeshjen me Elton Cale dhe për të siguruar tri pikët.

Kjo ka qenë fitorja e tretë radhazi për Kukësin, që mban vendin e dytë në kampionat me 51 pikë, nëntë larg Skënderbeut kryesues, që do të luajë nesër në fushën e Laçit.

Në vendin e tretë të klasifikimit, pas Kukësit, është Partizani i Dalipit, që ka siguruar gjithashtu fitoren e tretë radhazi në Superiore pasi ka mundur me rezultatin 2-0 Laçin në transfertë.

Kjo ka qenë një përballje direkte për Europën, duke parë se dy ekipet ishin me pikë të barabrta para këtij takimi.

Ndeshja është vendosur në pjesën e dytë, me miqtë që kanë shënuar në minutën e 50-të me Cardoso dhe kanë siguruar tri pikët në minutat e fundit me golat e Abdurrahimi (85) dhe Progni (88).