Per ish- futbollistin e Vllaznise Bekim Balaj dita e sotme eshte e veçante sepse ai feston 30 vjetorin e lindjes dhe me kete rast edhe gazeta “Shkodra Sport” i uron edhe 100 vite te tjera te lumtura!

Karriera e tij nisi ne menyren me te mire te mundshme tek skuadra shkodrane 12 vite me pare dhe me pas arriti ne maja te larta duke luajtur me shume sukses neper disa ekipe te ndryshme te Europes teksa se fundmi eshte pjese e austriakeve te Shturm Graz.

Njekohesisht prej vitesh ai eshte edhe pjese e rendesishme e kombetares shqiptare me te cilen luajti edhe ne Europianin e vitit 2016 dhe po ashtu ka dhene nje kontribut te madh edhe ne arritjen e disa fitoreve historike siç ka qene ajo ndaj Portugalise ku shenoi nje gol te mrekullueshem.

Bekim Balaj eshte shembulli i sportistit qe sakrifikoi shume prej ne moshe te vogel dhe arriti t’i marre frutet e saj me nje karriere te shkelqyer.

Kohet e fundit u fol edhe per nje mundesi rikthimi tek Vllaznia, kjo me shume deshire e drejtuesve te saj, por Balaj duket se edhe per disa vjet ka objektiv te luaje jashte vendit dhe ne natyrisht qe i urojme sa me shume suksese./SHKODRA-SPORT.COM/