Teuta po zhgënjen këtë sezon në “Abissnet Superiore” me durrsakët që pas 15-javëve mbajnë vendin e fundit në tabelën e klasifikimit me vetëm 14 pikë.

Me merkaton e janarit që nuk është hapur ende, te djemtë e detit kanë nisur të bëjnë edhe llogaritë se ku duhet të ketë më shumë ndërhyrje. Edi Martini e ka të qartë se mbrojtja dhe sulmi janë “thembra” e kësaj skuadra këtë sezon.

Teuta deri më tani ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës 9 herë, duke qenë skuadra që ka shënuar më pak gola deri më tani, teksa Qirko e ka nxjerrë topin plot 22 herë nga porta, më shumë se çdo skuadër tjetër.

Këtoj janë tregues se Martini do të kërkojë përforcime si në mbrojtje ashtu edhe në sulm, ku sulmuesit nuk kanë arritur të marrin përsipër përgjegjësitë e golti. Përveç afrimeve që pritet të behet, drejtuesit e Teutës po marrin në konsideratë edhe huazimet, në mënyrë që skuadra të bëjë maksimumin për t’iu larguar fundit të klasifikimit./newsport/