Viti 2023 ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për Armando Dobrën. 21-vjeçari u bë legjionari i parë që gjen rrugën e rrjetës për këtë vit të ri kalendarit, teksa arriti të realizonte në minutën e 27-të me fanellën e Çesterfilld, në triumfin 4-1 që skuadra e tij arriti në duelin ndaj Skunthorpes.

Kujtojmë që skuadra e Dobrës militon në National League (liga e katërt) në Angli, teksa renditet në vendin e tretë me 49 pikë në 23 ndeshje.

Menjëherë pas golit të realizuar, faqja zyrtare e klubit anglez e ka treguar Dobrën teksa formon shqiponjën me duar.

Talenti i Shpresave është titullar i padiskutueshëm te Çesterfilld, teksa ky ishte goli i tretë në 16 ndeshje.