Skuadra e dytë e klubit Vllaznia, ajo “B”, ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen e rradhës për kampionat.

Atë të luajtur ndaj Burrelit pasditen e sotme në “Reshit Rusi”. Goli i mbrojtësit Enes Isufi shënuar që në ’17, i ka mjaftuar kuqebluve për të marrë një trepikësh me shumë vlerë.

Ndeshja ka dhurua jo pak emocione teksa matjanët po në pjesën e parë kanë fituar të drejtën e një 11-metërshi por Melugja nuk ka arritur dot të shënojë dhe të barazojë.

“Vllaznia B” ka patur në rradhët e saj sot edhe mesfushorin Bardulla i cili prej disa javësh ka patur një dëmtim dhe nuk ka qenë në dispozicion të ekipit të parë.

Loja e tij e sotme me skuadrën e drejtuar nga trajneri Kraja ka treguar se po rikthehet në gjendjen e tij më të mirë.

Përveç Bardullës, nga ekipi i parë sot kishte ardhur edhe mbrojtësi Gurishta që dha kontributin e tij në këtë fitore.

“Vllaznia B” me trepikëshin e sotëm i rrit shpresat vetes për qëndrimin në kategorinë e parë.
© shkodrasport.com