Napoli ka marrë një fitore të rëndësishme 2-1 përballë Kievos në Serinë A, për mbetur në ndjekje të Juventusit kryesues.

Por më shumë se një fitore e Napolit, ishte një dhuratë nga Kievo, që ia bëri gjithçka të thjeshtë napolitanëve në minutat e fundit duke u krijuar mundësitë që të merrnin tri pikët nga një ndeshje në të cilën fitorja dukej mision i pamundur.

Napolitanët dominuan në lojë dhe shpërdoruan mundësi të mira shënimi, mes të cilave edhe një penallti me Mertens.

Por në mënyrë të papritur, goli i parë do të shënohej nga Kievo, në minutën e 73 me Stepinskin i cili përfitoi nga një gafë e dyfishte e Kulibali dhe Tonev, për të çuar topin në rrjetë.

Napoli u hodh i tëri në sulm dhe gjeti barazinë në minutën e 89 me Milik i cili shënoi pas një asisti perfekt të Insinjes.

Por më pas, Kievo thjesht nuk bëri asnjë ndërhyrje për t’u hequr topin nga këmbët kundërshtarëve që sulmuan në minutat e mbetura dhe përfituan po nga një moment ku e gjithë mbrojtja e veronezëve ngriu në një goditje nga këndi për të vulosur fitoren 2-1 me golin e Diauara.

Këto tri pikë, i mundësojnë Napolit që të mbetet 4 pikë pas Juventusit kryesues, plotësisht në garë për titullin meqë do të kenë një ndeshje direkte me bardhezinjtë në javët e ardhshme. /vipsport/