Gjatë ditëve të fundit, në mediat italiane janë përsëritur gjithnjë e më shumë zërat për kalimin te Juventusi gjatë verës jo vetëm Milinkovi-Saviç, por edhe trajneri Simone Inzagi, i cili shihet si pasardhësi ideal i Masimiliano Alegrit.

Për këtë arsye, para ndeshjes së sotme ndaj Udinezes, ka qenë vetë Igli Tare që ka qetësuar tifozët, duke u bërë të ditur se as njëri dhe as tjetri nuk kishin në plan të largoheshin nga skuadra e cila në këtë sezon po rivalizon denjësisht me më të mëdhenjtë në Seirnë A për t’u kthyer përsëri në Ligën e Kampioneve.

“Mua nuk më shqetëson që flasin për Milinkoviç-Saviç apo për Inzagin te Juventusi. Simone ka një kontratë edhe për dy vitet e ardhshme si dhe është një tifoz i Lacios.

Ndërsa Milinkoviç ka një kontratë shumë të gjatë me ne”, theksoi Tare. Ky është një mesazh i qartë se nuk e shqetësojnë aspak këto zëra të merkatos në një pikë delikate të sezonit, por ku njëkohësisht duhet filluar programimi për vitin e ardhshëm. /vipsport/