Chelsea u mposht 2-0 në “Santiago Bernabeu” nga Reali i Madridit, duke minimizuar shanset për të avancuar në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. Megjithatë në kampin blu të Londrës ka një futbollist që beson.

Është mbrojtësi francez, Wesley Fofana, i cili ka vlerësuar maksimalisht paraqitjen e skuadrës në Madrid dhe shprehet optimist se me ndihmën e tifozëve, mund të realizohet përmbysja e madhe javën e ardhshme në “Stamford Bridge”.

“Ishte një mbrëmje e vështirë dhe sigurisht që rezultat i vështirëson përmbysjen,. Megjithatë unë besoj te cilësitë tona dhe me ndihmën e stadiumit, do të provojmë të bëjmë mrekullinë të martën e ardhshme”, deklaroi Fofana.

Franck Lampard e ka nisur me dy humbje aventurën e tij te Chelsea, ku u rikthye një javë më parë për të marrë vendin e Graham Potter, i cili u shkarkua gjithashtu për rezultate negative.