Vllaznia futsall e ka mbyllur rrugetimin e saj ne kampionat ne gjysmefinale, pa arritur dot te shkoje ne finalen e shumepritur dhe fatin e saj e vendosen penalltite. Ndeshja e dyte gjysmefinale ndaj Tiranes e zhvilluar mbremjen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ka dhuruar shume emocione.
Ajo eshte ndjekur nga nje numer i konsiderueshem tifozesh qe ishin nje mbeshtetje e madhe per skuadren shkodrane. Ne fakt ajo nuk e nisi mire ndeshjen duke u gjendur ne disavantazh te tre golave te shenuar nga Mertiri, Kaca e Muça, por Vllaznia reagoi dhe shenoi dy gola me Beharin dhe Laçejen duke rihapur ndeshjen por ne fundin e pjeses se pare do te shenonte serish Kosova per Tiranen dhe kjo pjese do te mbyllej 4-2 per te.
E dyta do te ishte me e mire per Vllaznine qe shenon dy gola me Hasajn dhe Hysenin qe sollen barazimin 4-4. Me pas Tirana kaloi serish ne avantazh me Muçen por Lekaj ka barazuar serish 5-5 dhe me kete rezultat do te mbyllej koha e rregullt e ndeshjes.
Kjo beri qe te ishte e nevojshme luajtja e dy shtesave nga 5 minuta qe serish nuk dhuruan gol dhe per rrjedhoje dy ekipet iu drejtuan gjuajtjes se penalltive. Nga pika e bardhe shkodranet ishin te pafat sepse dy te parat jane humbur nga Behari e Hasaj ndersa per Tiranen shenuan Gjoni e Kaca dhe si rrjedhoje miqte fituan 2-0 duke merituar keshtu edhe gjysmefinalen e dyte dhe duke shkuar ne finale.
Ndersa Vllaznia e mbyll ketu rrugetimin e saj duke dhene maksimumin me vetem 7 lojtare qe i kishin mbetur ne organike ndersa kundershtari kishte ne dispozicion 12 te tille. Nje mesim per sezonin e ardhshem per drejtuesit kuqeblu per t’i bere planet ndryshe dhe per te synuar me shume./SHKODRA-SPORT.COM/