Dario Konka i jep fund futbollit të luajtur që e ka parë atë si një nga emrat më të veçantë të historisë së tij. Shumëkush nuk e njeh mesfushorin argjentinas, por ishte pikërisht ai që nisi eksodin e madh drejt Kinës me kontratat dhe rrogat e çmendura që ofruan aziatikët për të mbushur kampionatin e tyre me emra cilësorë.

Argjentinasi, tashmë 35-vjeçar, kaloi një karrierë të kënaqshme në vitet e tij të para mes Argjentinës dhe Brazilit, Fluminenses, duke shkëlqyer sidomos me këtë të fundit. Por ndërsa kërkohej nga klube të ndryshme mesatare në Europë, ai vendosi që në vitin 2011 të udhëtonte drejt Kinës, pasi Guangzhou Evergrande i bëri një ofertë të parefuzueshme për kohën, 12,5 milionë dollarë në sezon.

Ajo shifër kalohej asokohe vetëm nga Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi, duke e bërë argjentinasin i cili nuk ishte emër edhe aq njohur, lojtarin e tretë më të paguar në botë. Që nga ai moment, në kampionatin kinez filluan të investoheshin shifra gjithnjë e më të mëdha, duke thyer rekorde pas rekordesh sa u përket shumave që u paguan për lojtarë të ndryshëm, një trend i cili nisi pikërisht me Dario Konka.

Ky i fundi ishte munduar që të qëndronte në futbollin e luajtur me ekipin e Austin Bold këtë vit në SHBA po luajti me të vetëm 3 ndeshje, duke vendosur më pas të varte këpucët në gozhdë. /vipsport/