Prej dy javësh i ka munguar formacionit kuqeblu për shkak të dëmtimit por për fat të mirë të tij dhe të atij që e ka zëvendësuar- Kristi Qarrit, skuadra nuk ka pësuar gol. Në një prononcim për “Panorama Sport” portieri i Vllaznisë Alen Sherri vlerëson edhe paraqitjet e 18 vjeçarit që luajti në këto dy ndeshje dhe thotë:

“Jam i kënaqur që sërish nuk pësuam gol dhe të gjithë bënë një lojë mjaft të mirë. Po ashtu më vjen mirë edhe Qarrin që bëri më të mirën e mundshme në punën e tij. Kjo tregon se në skuadrën tonë ka një rivalitet për të gjithë repartet e po ashtu edhe për portën.

Mungesa ime dhe e Selimajt në këto dy ndeshje nuk u ndje fare. Pra kjo tregon se konkurenca do të jetë e pranishme. Kjo i bën mirë çdo lojtari dhe çdo ekipi,”- u shpreh gardiani kuqeblu. Ndërkohë i pyetur mbi dëmtimin e tij dhe se kur do të kthehet për të luajtur, Sherri përgjigjet:

“Edhe për nja dy javë nuk besoj se mund të bëhem. Shpresoj se pas dy javëve do të jem i gatshëm për teknikun dhe shpresoj që të kaloj këtë problem që kam. Normalisht që çdo dëmtim të lë pas, megjithatë shpresoj që të paktën për takimin final që do të kemi për titullin e kampionit të kategorisë së parë, të jem i gatshëm për të luajtur. E kemi detyrim marrjen e këtij trofeu.

Nuk është e kemi menduar gjatë rrugës tonë në kategorinë e parë që të marrin edhe trofeun e kampionit. Kjo gjë është vetëm simbolike, por pasi kryem me sukses rikthimin dhe shpaguam në njëfarë mënyrë atë që bëmë një sezon më parë, tani pse jo të mos e marrin edhe këtë trofe”.
© shkodrasport.com