Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEdi Martini rikonfirmon të njëjtin formacion edhe ndaj Vllaznisë

Edi Martini rikonfirmon të njëjtin formacion edhe ndaj Vllaznisë

Edi Martini pritet të konfirmojë ndaj Vllaznisë të njëjtët lojtarë që e nisën titullarë kundër Partizanit, duke fituar 1-0 në javën e parë të kampionatit. Të gjithë futbollistët janë të gatshëm për trajnerin dhe ai do ta ketë luksin e përzgjedhjes.

Megjithatë, formacioni fitues nuk do të ndryshojë dhe me Qirkon në portë, katërshja e mbrojtjes pritet të jetë sërish me Todorovskin dhe Xheksonin nga krahët, si dhe Selmanin e Ivanoviçin në qendër.

Përpara mbrojtjes do të rreshtohen Aleksi dhe Daja. Me skemën 4-2-3-1, në rolin e fantazistit do të jetë kapiteni Kallaku. Nga krahët durrsakët do të jenë të mbushur me eksperiencë, pasi do të luajnë Emiljano Vila dhe Plaku.

Në majën e sulmit rikonfirmohet heroi i ndeshjes me Partizanin, Pepi Gjeorgiev. Sulmuesi maqedonas po fiton besimin e plotë të stafit duke shfaqur një formë të mirë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments