Vllaznia e femrave bëri historinë në futbollin shqipëtar duke arritur të kaulifikohet në fazën e grupeve të kompeticionit më të rëndësishëm për ekipet europiane. UEFA Women’s Champions League do të presë për herë të parë një ekip shqiptar.

Vllaznia ditën e sotme njohu dhe kundërshtaret që do të përballet në fazën e grupeve. Chelsea, PSG dhe Real Madird janë 3 emrat e famshëm të arenës europiane që do të vizitojnë Shqipërinë.

Gjithashtu vajzat kuqeblu do të zhvillojnë takimet mes tyre në impiantet gjigande si “Alfredo di Stefano”, “Stade Jean Bouin” dhe “Kingsmeadow” që është një nga stadiumet e Chelsea, por sezonin e shkuar londinezët i zhvilluan disa nga takimet në “Stamford Bridge”.

Nderkohe te tre keto ekipet e medha europiane, ne Shqiperi ndeshjet e tyre do t’i luajne ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres, stadium ku ne fakt i kane luajtur ndeshjet e tyre edhe ekipet kombetare te Spanjes dhe Italise.