Pas nje fitoreje dhe dy barazimesh, Vllaznia U21 ka pesuar sot humbjen e pare ne kampionat. Ajo eshte mundur brenda ne Shkoder nga ekipi i Kukesit me rezultatin 1-0, fale golit te shenuar me 11-metersh nga futbollisti Peposhi.

Trajneri Elvis Plori ka folur pas kesaj ndeshje duke u shprehur se nuk ka shume rendesi rezultati i ndeshjes, por menyra si e interpretojne ate lojtaret ne fushen e lojes dhe ne kete aspekt ka patur edhe kritika per futbollistet e tij.

“Nuk jam shume i shqetesuar nga humbja sepse ne kete kampionat ka rendesi qe futbollistet te pergatiten si duhet dhe te jene gjithmone ne dispozicion te ekipit te pare. Ne pjesen e pare ne fakt loja u be e bukur dhe jam i kenaqur me paraqitjen e ekipit tim ne fushe.

Por nuk ndodhi kjo gje ne pjesen e dyte sepse na mungoi rrjedhshmeria ne loje dhe mbi te gjitha na mungoi finalizimi. Kemi vetem nje sulmues 9-sh, Musarajn dhe ai nuk luajti sot per arsye demtimi. U munduam te adaptojme te tjere ne repartin e sulmit, por nuk funksionoi.

E rendesishme eshte qe loja e ekipit te vije duke u rritur dhe futbollistet ta kupotjne se jane gjithmone ne vemendjen e ekipit te pare pasi siç e pate edhe sot, te pranishem ishin te gjithe trajneret e ekipit te pare, ashtu si dhe presidenti Xhaferi”- eshte shprehur Plori.

Te plote prononcimin e trajnerit te ekipit Vllaznia U21 Elvis Plori mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: