Vrapuesja gjermane Alisa Sçimd, e cila është quajtur atletja më seksi në botë, është rikthyer në stërvitje, pas një muaji në izolim për shkak të përhapjes së koronavirusit.

21 vjeçarja shpresonte të merrte pjesë në Lojërat Olimpike Tokio 2020, para se të plaste kriza koronavirus. Ajo është një garuese në pistën 400 metra.

Bukuroshja gjermane ndër të tjera është e njohur edhe si influencër në Instagram, ku ka mbi 700.000 ndjekës dhe ku shpeshherë poston foto që tregojnë bukurinë e saj.

Emërtimi “Atletja më seksi në botë” iu bë nga revista australiane “Busted Coverage”. Ndërsa ajo u shpreh me modesti se nuk e di pse e ka marrë këtë titull, duke shtuar se sporti është i pari për të.