Tirana i ka mbyllur përgatitjet për sfidën me Vllazninë. Trajneri Orges Shehi ka vendosur që të lërë në stol Erjon Hoxhallarin.

Në vend të tij luan Zhivanaj në qendër të mbrojtjes. Toshevski nuk luan për shkak të dëmtimit, ndërsa në vend të tij Toli. Katërshja plotësohet nga Përgjoni dhe Behiratçe.

Në mesfushë, Limaj është në stol, ndërsa Najdovski, Hoti dhe Totre e nisin me më të mirët.

Surpriza është në sulm, ku veç dyshes Xhixha-Seferi do të luajë edhe Ismajlgeci në krahun e djathtë. De Silva nuk ia del që të jetë nga fillimi titullar.

Në pjesën e dytë priten ndryshime. Nga ana tjetër, bardheblutë kanë festuar dje ditëlindjen e Gentian Muçës.