Trajneri i portiereve te Vllaznise Ideal Lekiqi permes nje postimi sot ne rrjetet sociale, i ka bere thirrje kryeministrit Edi Rama per t’i hedhur syte drejt futbollit dhe te mos tallet me te.

Ai i ka kujtuar numrit 1 te Qeverise shqiptare se me sportin shume vete mbajne familjet dhe meqenese atyre nuk ua dha “pagen e luftes”, te pakten ta lejojne futbollin te vijoje me normalitetin e tij. Ja postimi i plote i Lekiqit:

“Jam pjesë e komunitetit te futbollit dhe si i tillë nuk mund te rri asnjanës per sa kohë specialistë te mjeksisë e thonë me zë e me figurë se sporti duhet dhe ka mundesi të fillojë. Së pari kam disa pyetje per ty Kryeminister i Shqipërise.

Z. EDI RAMA si ka mundësi që je kaq i mllefosur me sportin dhe je gati të sakrifikosh me qindra njerëz qe jetojnë e mbajnë familjet me këtë punë e nga ana tjetër ndihma jote është zero në këtë drejtim.?? Si ka mundësi që shtresa më e rrezikuar që sipas teje dhe “specialistëve” të tu janë mosha e tretë dalin cdo fundjavë në ambjente publike që vetëm ti e” specialistet” e tu e di që nuk na qenkan vatër infeksioni e ne që po kaq herë ne javë kemi ndeshje dhe kjo pa spektatorë se kështu janë direktivat dhe jam shum dakord, qënkemi aktivitet me rrezikshmeri te “lartë”??

Mos u tall me sportin në pergjithësi,dhe me futbollin në veçanti që ti aq shum u krenove jo shume larg në kohë kur i prive ekipit kombetar sikur te ishe ti ai që kishe më shume merita për arritjen e Kombetares sonë. Prandaj mendo pak se me çfarë ushqehen dhe mbajne frymën këta “fasonë” që sipas teje nuk qënkan te ndershëm në pagat e tyre, por që ti as nuk e di se shumica e tyre e ka profesionin e vetëm.

Dhe që ti po u largohesh ne menyrë më te pa hijshme duke i braktisur dhe duke mos marrë parasysh të gjith qeveritë e Europës ku ti jargavitesh për tu integruar të cilat po u gjenden pranë Sportit me të gjitha menyrat e mundëshme.Prandaj pa u zgjatur shume, jepi minimumin e ndihmës Sportit lejo vazhdimesin e garës se fundja pa “Pagë Lufte “e ke…!!