Silvio Zhunior, një nga dy brazilianët e Vllaznisë, ka shumë besim se me një rikthim të mundshëm në fushën e blertë, kuqeblutë kanë ambicie për Kupën.

Zhunior thekson faktin se me qëndrimin në Shkodër ka bërë zgjedhjen e duhur. Ai ka folur në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” edhe për mënyrën se si e organizon ditën gjatë kësaj periudhe.

Ndërsa ende nuk ka vendosur asgjë për sa i përket të ardhmes së tij, nëse do të vijojë që të jetë sërish kuqeblu apo do të shikojë mundësi të tjera.

Si është Silvio dhe familja e tij këto ditë izolimi në Shkodër gjatë këtyre javëve?

Unë dhe familja ime jemi mirë dhe të sigurt, falë Zotit. E kam thënë edhe më përpara, ndihem mirë këtu në Shkodër dhe kemi bërë zgjedhjen e duhur.

Si e keni kaluar kohën gjatë kësaj periudhe izolimi total larg shtëpisë suaj?

Unë po e kaloj kohën duke shikuar filma dhe seriale, duke u stërvitur dhe duke luajtur futboll në “Play Station”.

A mund të presim që Vllaznia të ketë pretendime në Kupë dhe të mos e mbyllë sezonin në atë pozicion?

Po, shpresoj shumë te kompeticioni i Kupës. Ne duhet që të themi prapa Vllaznia. Ne do të vazhdojmë aty ku e lamë me ato rezultate pozitive. Duhet që të shohim përpara dhe të fortë. Dhe shpresoj që kjo kohë të na ndihmojë në qëllimet tona.

Do të ketë disa ndeshje me radhë. A mund të ketë problem për ju nga ana fizike?

Unë mendoj se kjo nuk do të ndikojë. Do të përgatitemi mirë për të luajtur të gjitha ndeshjet deri në fund dhe pa probleme. Ju keni zhvilluar ushtrime individuale.

Sa këshilla keni marrë nga stafi gjatë kësaj periudhe?

Po, stërvitem çdo ditë në shtëpi Jo, ata nuk dhanë asnjë program për mua, unë bëj për vete që të jem në formën e duhur.

Pas këtij sezoni, kontrata juaj përfundon. A do të jetë Silvio përsëri te Vllaznia për një vit tjetër apo e shihni të ardhmen larg Vllaznisë?

Le të presim, ne nuk e dimë se si do të ndodhë pas kësaj periudhe të pandemisë. S’kemi diskutuar ende për një gjë të tillë.

A keni një sinjal nga ana e drejtuesve për këtë?

Po, agjenti im do t’i zgjidhë të gjitha këto gjëra. Ai mund të ketë marrë kontakte, por unë nuk di gjë.

Cili ka qenë shoku juaj më i ngushtë gjatë kësaj periudhe që për secilin është stresuese?

Natyrisht që bashkatdhetari im Hygor. Sa herë që jemi bashkë për drekë apo darkë, apo thjesht për të pirë një kafe dhe për të kaluar kohën.