Vllaznia U21 peson humbjen e pare ne kampionat. Pasditen e sotme ajo eshte mundur brenda ne “Reshit Rusi” me rezultatin 1-0 nga Kukesi. Fatin e kesaj ndeshje e ka vendosur nje 11-metersh i shnderruar ne gol nga kukesianet ne pjesen e dyte.

Duhet thene se pjesa e pare ka qene shume e bukur dhe e rivalizuar. Kukesianet kishin ne rradhet e tyre edhe 5 lojtare te ekipit te pare, nderkohe qe shkodranet kishin vetem te rinjte Spahija, Delaj e Pjeshka. Pavaresisht rasteve te krijuara kjo pjese nuk ka prodhur gol duke bere qe shifrat e saj perfundimtare te jene te barabarta 0-0.

Krejt ndryshe do te ndodhte ne pjesen e dyte e cila nisi me gol per miqte dhe me pas pritej reagimi i Vllaznise, por kjo nuk ndodhi. Lojtaret e saj jane te paqarte dhe per kete arsye, skuadra ka probleme ne finalizim.

Per kete arsye, edhe pas 4 minutave shtese nuk do te kishte gol tjeter duke bere keshtu qe i gjithe takimi te mbyllej ne shifrat 1-0 per Kukesi U21 qe merr nje fitore me shume vlere ne kete ndeshje.

Te pranishem gjate gjithe takimit ne fushen sportive “Reshit Rusi” kane qene edhe presidneti i Vllaznise Alban Xhaferi si dhe stafi i ekipit te pare me ne krye trajnerin Mirel Josa./SHKODRA-SPORT.COM/

Vllaznia U21-Kukësi U21 0-1

Goli: Peposhi (pen)

Formacioni i Vllaznisë (4-2-3-1): Shkoza, Shimaj, Paloka, Pusi, Spahija, Dulaj, Peku, Maliqi, Pjeshka, Delaj, Osmani (u aktivizuan: Bizi, Aliu, Bushaj) Tr: Elvis Plori