Golat e Alvaro Morata, Ross Barkley, Willian dhe Ruben Loftus-Cheek përballë Burnley i dhanë fitoren Chelsea-s, por gjithashtu bënë që trajneri i tyre, Maurizio Sarri të bëhej pjesë e historisë së këtij klubi.

Ish- trajneri i Napolit është bërë tekniku i parë i Chelsea-s që mbetet i pamposhtur në 10 ndeshjet e para të Premier Leagues. “Blutë” kanë fituar 7 nga 10 takimet e luajtura, konkretisht duke mundur Huddersfield, Arsenal, Neëcastle, Bournemouth, Cardiff, Southampton dhe Clarets dhe kanë marrë tri barazime kundër Ëest Ham, Liverpool dhe Manchester United.

Gjithashtu, ata kanë mbetur të pamposhtur edhe në tre ndeshjet e para të grupeve në Europa League dhe janë në raundin e katërt të “Carabao Cup”, pasi mundën ekipin e Jurgen Klopp.

I vetmi trajner që ka një rekord më të mirë, që nga krijimi i këtij klubi është Frank Clark, i cili arriti 11 ndeshje i pamposhtur, por që i përket një të shkuare shumë të largët, mes tetorit të 1994.

Sarri mbërriti në Londër në korrik të 2018. “Dëshiroj të aplikojmë një futboll të bukur dhe argëtues për tifozët tanë, por njëkohësisht do të synojmë triumfin në Premier League”, ishin fjalët e para të 59-vjeçarit kur mori stolin e Chelseas dhe mesa duket është në rrugën e duhur./telesport/