Real Madrid do të lëvizë për blerjen e Edison Cavani gjatë merkatos së janarit, për të zgjidhur problemet në sulm. Cristiano Ronaldo, Karim Benzema dhe Gareth Bale janë shumë larg formës ideale, teksa “Los Blancos” janë në vendin e katërt të La Liga, me 14 pikë më pak se kryesuesit dhe rivalët historik të Barcelonës. “Los Blancos” kanë luajtur një ndeshje më pak Ronaldo ka humbur nuhajtjen e dikurshme, ndërsa Bale dhe Benzema kanë pasur probleme te vazhdueshme per lojtaret.

Kësisoj, duke iu referuar gazetës “Don Balon”, trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane ka kërkuar një sulmues me peshë për pjesën e dytë të sezonit dhe është identifikuar qendërsulmuesi Edinson Cavani si emri i parë i dhënë nga francezi.

Cavani ka qenë në qendër të polemikave te PSG, pas sherrit me Neymar për ekzekutimin e penalltive dhe goditjeve standarte. Mësohet se ai ka kërkuar largimin nga Franca dhe Real Madrid do te ishte nje zgjidhje ideale. Gjithsesi, Cavani ka përfunduar edhe në “radarin” e ekipeve të Premier League dhe faktikisht do të preferonte të luante te një skuadër ku të mos ishte në hijen e Cristiano Ronaldo. Megjithatë, uruguaiani ka hedhur poshtë zërat për një konflikt mes tij dhe Neymar duke thënë” “Janë gjëra që ndodhin në dhomat e zhveshjes. Gjithçka ka një zgjidhje. Tani jemi të gjithë më të qetë. Kryesoja është që të gjithë të kemi të njëjtin synim.” Nuk pritet që PSG të aprovojë largimin e tij, por nëse Real ofron 70 milionë euro, atëherë gjërat do të ndryshonin.