Lojtari më i mirë i sfidës mes Tiranës dhe Luftëtarit, u shpall Edon Hasani, ku në mikrofonin e “Supersport” pas takimit deklaroi:
E bukur që nisët me fitore dhe atmosferë pozitive?
Pikët kanë rëndësi, se ishte ndeshja e parë. U bë vite që Tirana nuk e nis mbarë. Rëndësi ka që fituam 3-0, jemi të kënaqur, por muskujt e Tiranës nuk maten me një ekip si Luftëtari, që ishte dobët.
Kë Tiranë duhet të besojmë, të pjesës së parë apo të dytës?
Pjesën e dytë ishim më racionalë, administruam. Sa më shumë të administronim, sa më pak të mbanim topin, do ishim më të freskët për ndeshjen e radhës.
Mosha mesatare, a përbën problem deri në fund të edicionit. Një pjesë e mirë ka moshë të madhe, pavarësisht eksperiencës…
Kjo është gjë e mirë. Nga vjet na ka munguar eksperienca. Lojtarë si Osmani, na kanë bërë mirë me eksperiencë. Ne kemi pasur probleme vjet në mbrojtje. Bashkë me Ilionin, na japin garanci. Ka edhe plot çuna të rinj. E di trajneri si do i miksojë në fushë.
Tirana, si kampione në merkato. A ju bën të jeni në presion?
Te Tirana ekziston gjithmonë presioni i rezultatit, duke parë që është klub i madh. Duhet të jemi me këmbë në tokë. Kalendari na favorizon, pasi luajmë sërish me Teutën, pastaj shkojmë në Shkodër. Duhet të jemi me këmbë në tokë.
Klima tek Tirana…
Kemi shumë harmoni, me rezultatin vjen edhe harmonia. Sa më shumë rezultate, edhe tifozët vijnë. Lidhemi edhe ne më tepër.