Partizani ka regjistruar një tjetër sukses teksa ka mposhtur Kastriotin me rezultatin 4-0 në një ndeshje ku të kuqtë kanë dominuar sfidën.

Me këtë fitore skuadra e Dritan Mehmetit ka siguruar matematikisht Europën ku ka mbetur ende një ndeshje për të luajtur.

Kastrioti nga ana tjetër pëson një disfatë në një ndeshje ku vinte pa shumë objektiva, me mbijetesën që ishte siguruar që më parë.

Partizani 4-0 Kastrioti

48′ Marku, 56′ Skuka, Cara 77′, Maget 83′