Vllaznia ka arritur një fitore mjaft të bukur përballë Egnatias në shtëpi, në javën e parafundit të “Abissnet Superiore”, për të qëndruar në garë për Europën.

Shkodranët kaluan në avantazh që në minutën e 19’ me Aralicën dhe më pas dyfishuan shifrat me një autogol të Agbekpornut.

Në pjesën e dytë Xhekson ngushtoi diferencën pas një goli të shënuar për rrogozhinasit, por ishte Da Silva i cili mendoi për t’i mbyllur llogaritë e ndeshjes.

Pati minuta dhe për Ndriçim Shtubinën, i cili hyri në fushën e lojës në pjesën e dytë, me sulmuesin që do të japë dorëheqjen në fund të sezonit.

Kështu Mirel Josa debuton në mënyrën më të mirë të mundshme me Vllazninë, duke e mbajtur ende në garë për Europën nëpërmjet kampionatit, ndërsa Egnatia pa objektiva i ka sytë nga sfida “playoff” e Kategorisë së Parë për të mësuar kundërshtarin e saj.

VLLAZNIA-EGNATIA 3-1

Aralica 19′, Agbekpornu (A.G) 38′, Da Silva 70′ / Xhekson 63′