E ardhmja e Edy Rejas në stolin e kombëtares shqiptare të futbollit është në dyshim. Nesër në 11:00 presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka paralajmëruar një konferencë për shtyp. Një ndër temat që pritet të diskutohet është edhe ajo e trajnerit të kuqezinjve.
Ende nuk ka sinjale rinovimi ose shkëputje të kontratës, që skadon në 2022. Një emër që qëndron në hije te kuqezinjtë është edhe Giancarlo Camolese.
Ish-trajneri i disa skuadrave në Itali prej muajsh është pjesë e FSHF-së, në rolin e menaxherit të ekipeve kombëtare. Edhe më herët emri i tij është lakuar për stolin kuqezi, me Rejan që tanimë ndjen presionin e një tjetër italiani.
Edy Reja së fundmi ka treguar se Europiani 2024 është objektivi i tij, ndërsa nesër në 11:00 do marrin përgjigje shumë pyetje për kombëtaren dhe futbollin shqiptar./newsport/