Lionel Messi është gati të ndezë merkaton e ardhshme të verës. Fenomeni nga Rozario, në fakt, do të shikojë t’i skadojë kontrata e tij me Paris Saint-Germain në fund të sezonit.
Pavarësisht dëshirës së presidentit të francezëve Al-Khelaifi, kampioni i botës, edhe për shkak të fërshëllimave të tifozëve të tij, duket se po mendon të mos e pranojë rinovimin që i është ofruar nga PSG.
Janë shumë klube që po e monitorojnë vazhdimisht situatën e kampionit argjentinas, mbi të gjitha Barcelona. Klubi blaugrana nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për ta kthyer Pleshtin në shtëpi.
Klubi katalanas, në fakt, është vazhdimisht në kontakt me babanë e Messi-t për të kuptuar nëse operacioni mund të realizohet. Nëse kthimi në Camp Nou do të konkretizohet, Juventus dhe Inter mund ta kenë rrugën të hapur për një futbollist që duket se nuk gjen shumë hapësira nën urdhrat e Xavi-t.
Bëhet fjalë për Ferran Torres, i cili duket se nuk bën më pjesë në planet e trajnerit të katalanasve. Sulmuesi i krahur nuk po zhvillon një sezon shumë të mirë, siç tregojnë vetëm gjashtë golat e shënuar në 36 ndeshje të zhvilluara mes kampionatit dhe kupave.
Operacioni nuk është i lehtë, për shkak të çmimit të lartë të kartonit dhe rrogës së lojtarit. Klubet italiane monitorojnë situatën dhe po vlerësojnë vetëm mundësinë për ta marrë me huazim me të drejtën e blerjes.
Transferimi i Messi-t në Barcelona mund të ndezë një derbi të Italisë edhe në merkato. Karriera e Ferran Torres mund të vazhdojë në Itali. Mbetet për t’u parë nëse me ngjyrat bardhezi ose zikaltër.