Lajmi nga Torino u lë pak shpresa tifozëve me Paul Pogba që mund të bashkohet me grupin në ditët e ardhshme. Bardhezinjtë nuk kanë kaluar një sezon të mirë në aspektin e dëmtimeve.

Dëmtimi i Pogba mban në ankth Zonjën e Vjetër dhe tifozët e saj. Trajneri Massimiliano Allegri ka studiuar zgjidhjet e mundshme gjatë gjithë sezonit me përfshirjen e Fagioli-t, tashmë titullar i rregullt.

Trajneri toskan ka në mend ta rikuperojë mesfushorin sa më shpejt të jetë e mundur duke marrë parasysh se në të kaluarën futbollisti francez ka pasur një rol kyç në ekip. Pogba ka qenë një nga lojtarët më të mirë të dekadës, por prej disa vitesh është kushtëzuar nga problemet fizike.

Ditët e ardhshme do të jenë të domosdoshme për të kuptuar nëse ish-ylli i Manchester United do të arrijë të rikuperojë në kohë për ndeshjen kundër Sporting-ut apo nëse do të duhet të pritet edhe pak më shumë.

Mungesa e Pogba është ndier gjatë gjithë sezonit dhe super goditja e verës së kaluar nga bardhezinjtë nuk ka mundur kurrë t’i japë mbështetjen e tij skuadrës. Mediat italiane shkruajnë se faza e rikuperimit po shkon mirë, por koha e kthimit duket se do të jetë më e gjatë nga sa parashikohej.

Paul Pogba mund të jetë përsëri në fushë për sfidën e Europa League kundër Sporting-ut të javës së ardhshme, por ka pak mundësi që kampioni i botës të jetë në fushë nga minuta e parë.

Juventus e konsideron francezin një prioritet, duke parë vështirësitë që ka pasur skuadra në mesfushë, por kthimi i tij në fushë vazhdon të shtyhet. Tifozët presin me ankth kthimin e tij në fushën e blertë.