Ish-trajneri që shpalli kampion Tiranën, Emanuel Egbo, është i ftuar në studion e emisionit “Sport News Plus” të moderatores, Daljana Sejdia, në “News 24”, teksa u shpreh:

VLLAZNIA – E kam thënë shpesh, Vllaznia më kujton gjithmonë si ka qenë Tirana vjet, kanë të njëjtin oreks dhe harmoni. Kur bën gol Vllaznia duket sikur e gjithë Shkodra futet në fushë për të festuar.

Janë në rrugën e duhur dhe janë gati për të fituar kampionatin. Është shumë herët për titullin, ka edhe 23 ndeshje. Duhet të jenë me këmbë në tokë.

TIRANA 12 PIKË LARG KREUT- Tirana edhe vjet vonë ishte, kishte diferencë të konsiderueshme pikësh, por arriti ta fitonte kampionatin”, u shpreh Egbo.