I ftuar në emisionin “Sport News Plus” në “News 24” me moderatoren Daljana Sejdia, është ish-trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo i cili analizon kampionatin e Kategorisë Superiore të sapo përfunduar:

Kampionati më dramatik dhe më i dobët. 15 ndeshje barazim dhe Teuta ka fituar kampionatin, në fund të fundit të gjithë ekipet kanë marrë atë që kanë merituar. Teuta ka qenë me fat që ka dalë kampion, pasi të gjitha kanë gabuar.

Dejvi Bregu ka qenë lojtari kyç i Teutës sepse kur ai ka qenë mirë Teuta ka fituar. E ka merituar ‘Këpucën e Artë’ sepse ka bërë sezon të shkëlqyer së bashku me Asanin.

Ai ka qenë një sulmues krahu edhe ka realizuar 16 gola, nëse nuk je sulmues qendre dhe realizon 16 gola për mua je super lojtar. Shumica e ekipeve presin prapa prandaj nuk kanë shënuar shumë sepse kishin frikë të humbisnin.

Vllaznia e filloi kampionatin për të shkuar në Europë dhe bënë shumë mirë. Shkarkuan trajnerin, e panë që bënë gabim dhe e rikthyen. Kjo ishte pika e kthesës për Vllazninë. Kur e panë këtë lëvizje, lojtarët morën përgjegjësitë e tyre dhe kërkuan ta rikthejnë. Për mua Vllaznia është kampionia morale e këtij kampionati.

Duke parë harmoninë që ka në ekip, është diçka mëse normale konfirmimi i Brdariçit. Të fillosh nga fillimi, nuk do ishte e mire.

Partizani nuk e humbi titullin me Vllazninë. E humbi kur u ndal nga Skënderbeu dhe Apolonia, ku në fushë ishte edhe Jasir Asani, sepse kanë thënë se mungesa e tij ndryshoi ndeshjen me shkodranët.

Tirana, me menaxhimin që të mirë dhe me organikën që kishte, minimumi do ishte në Europë. Te Tirana, lojtari është gjëja e fundit që duhet fajësuar. Ka gjëra ët tjera që duhet të rregullohen në klub. Kam dëgjuar që Tirana ka pasur dëmtime të shumta. Lojtarët e larguar u zëvendësuan. Në ndeshjen e parë të kampionatit Tirana ishte me 40% të ekipit të sezonit të kaluar dhe fituam.

Edhe vjet, deri në dhjetor, e njëjta gjë po flitej te Tirana. Ishte Mema që e filloi sezonin, pastaj Ahmataj. Në dhjetor thanë kush mund të marrë përgjegjësi, pastaj në fund po flisnin që fituam titullin dhe na u dhanë meritat”, tha Egbo.