Emmanuel Egbo qëndron pushim prej 12 nëntorit të vitit të kaluar, kur u shkarkua nga posti i trajnerit të Tiranës. 48-vjeçari nigerian fitoi titullin kampion me bardheblutë në sezonin 2019/2020.

Egbo është gati të nisë një tjetër aventurë, këtë radhë në Arabinë Saudite. Supersport mëson se ish-tekniku i Tiranës ka arritur akordin me klubin e Ohod FC, aty ku do të mbajë postin e zv trajnerit.

Egbo do të niset nesër drejt Arabisë për të firmosur kontratën dhe për t’u prezantuar tek ekipi i ri.

Ohod garon në divizionin e dytë të futbollit të Arabisë Saudite dhe renditet përkohësisht në vend të tretë.

Objektivi është kalimi në elitë, teksa trajner i parë i skuadrës së Ohod është Khalil Al-Masri.