Eliminimi nga Kupa e Shqiperise pikerisht nga skuadra e Egnatias, ka sjelle nje zhgenjim te madh tek te gjithe ne Shkoder. Ne rradhe te pare sepse u shperdorua edhe nje tjeter mundesi, ajo e fitimit te Kupes qe do ta shpetonte ne njefare menyre sezonin e kuqeblu dhe nga ana tjeter, eliminimi erdhi nga nje skuader pa emer.

Nga ata qe jane zemeruar keq me kete deshtim, padyshim qe eshte edhe radiokronisti i njohur shkodran Edmond Dibra, qe njihet ndryshe edhe si nje tifoz i zjarrte i kuqebluve. Kete gje e ka shprehur edhe permes nje postimi ne rrjetet sociale ku shkruan:

“Nuk jam merzitur ndonjehere kaq shume sa sot nga ky eliminim i turpshem, as kur rame nga superiorja se aq ishin mundesite, por jo duke patur nje zot shtepie, staf e futbolliste profesioniste. Turpi e marrja ju mbulofte te gjitheve pa perjashtim.

Keshtu si une, keni zhgenjyer me qindra e mijera sportdashes te zjarrte shkodrane te cilet bien te flene dhe zgjohen me emrin e emblemes FK VLLAZNIA, e keni bere ritual çdo fillim sezoni jo titullin kampion, jo fitojme kupen e pallavra te tjera e mandej shfryheni si ai bushiqi i mbushur…

Mos harroni se jeni uji, ndersa tifozeria e zjarrte sShkodrane eshte RERA. Dilni e jepni llogari tani per kete gjendje katastrofike ku ndodheni, zhgenjim, zhgenjim, zhgenjim total loja dhe rezultatet. Dhe pasojat tashme do jene te renda se Kupat e Europes tashme i shihni me dylbi (vetem nje mrekulli mund ta shpetoje sezonin) dhe bojkoti i tifozerise qe gjithnje ju ka qendruar, prane eshte i pashmangshem.

Ju nuk mund te talleni me me ndjenjat e tyre, dhe bravo te madhe Egnatias e cila nuk vodhi asgje por me merite eshte ne eliten e me te mireve”./SHKODRA-SPORT.COM/