Bylisi dhe Egnatia hapin javën e 21-të të Superiores në Ballsh.
Mallakastriotët nuk e kanë nisur si duhet 2026-ën teksa kanë marrë dy humbje ndaj Tiranës dhe Flamurtarit, dy rivalëve direkt për mbijetesën. Sot do të kërkojnë të bëjnë kthesën nga kampionëve në fuqi.
Nga ana tjetër rrogozhinasit vijnë në këtë duel pas humbjes ndaj Vllaznisë dhe barazimit me Elbasanin javën e shkuar. Në Ballsh duan 3 pikët për të thelluar diferencën me vendin e dytë.
Një fitore e Vllaznisë ndaj Partizanit sot do t’i dërgonte shkodranët në krye të renditjes, me pikë të barabarta me Egnatian. Vllaznia ka 2 fitore dhe 1 barazim këtë sezon me rrogozhinasit, që do të thotë se në rast pikësh të barabarta pas ndeshjes Vllaznia-Partizani, do të jenë kuqeblutë ato që do të ‘udhëheqin’ Superioren, ndonëse para 3 javësh ishin në vend të 4-të me 7 pikë më pak se kryesuesit e Egnatias.
LIVE
BYLIS 2-2 EGNATIA
50′ Përgjoni, 57′ Mustafa (P)/ 45’+2′ Jahaja, 70′ Adjesa


