Sulmuesi shkodran Belajdi Pusi duket se po kalon nje forme te mire sportive dhe kete e ka treguar edhe ne miqesoren e djeshme qe Skenderbeu ka zhvilluar ndaj Bylisit.

Ai ka shenuar te dy golat per korçaret ne barazimin 2-2 ndaj ballshioteve duke treguar se sivjet do te jete nje pike referimi ne sulmin e Skenderbeut.

22 vjeçari shkodran e ka sezonin e dyte me kete ekip por nese ne te parin nuk ka gjetur shume hapesira per aktivizim, kete here pritet te jete ndryshe.

Dhe miqesoret e prag-sezonit po e tregojne kete gje. Dy golat e shenuar ne miqesoren e djeshme ndaj Bylisit jane vetem fillimi per te.

Pusi ka te dhenat e nje sulmuesi te spikatur dhe tashme i mbetet per t’u konfirmuar i tille edhe ne Kategorine Superiore./SHKODRA-SPORT.COM/