Elseid Hysaj do të vazhdojë të jetë pjesë e Napolit pavarësisht zërave të merkatos nga Rusia që e shihnin mbrojtësin pranë firmës me Spartakun e Moskës.

Mbrojtësi ka mbrojtjen e trajnerin Xhenaro Gatuzo i cili e kërkon ta ketë në organikë shqiptarin.

Sipas gazetarit të mirënjohur italian, Nikolo Skira, trajneri Gatuzo ka vënë “veton” për shkodranin duke i kërkuar klubit ta mbajë me çdo kusht për shkak të fleksibilitetit taktik duke qenë se Hysaj mund të luaj si në të djathtë, po ashtu edhe në të majtë të mbrojtjes.

Kështu, në fund të kësaj merkato, klubi dhe mbrojtësi do të nisin negociatat për rinovimin e kontratës, pasi ajo përfundon në fund të sezonit. Kështu, e ardhmja e tij do të jetë sërish elita e futbollit Italian. /VipSport/