Klubi i Egnatias ka qenë shumë aktiv gjatë 48 orëve të fundit. Ditën e djeshme, klubi rrogozhinas konfirmoi disa largime, ndërsa sot, ka zyrtarizuar dy lojtarë të afruar.

Pas mbrojtësit Emiljano Musta, Egnatia ka zyrtarizuar edhe portierin Alen Sherri. Pas dy sezonesh pjesë e Laçit, Sherri do të nisë një aventurë të re në Rrogozhinë.

Njoftimi i KF Egnatia:

“Klub Futboll Egnatia njofton se ka nënshkruar për dy sezone me portierin e talentuar Alen Sherri.

Shkodrani pasi ka kryer vizitat mjekësore ka firmosur kontratën në prani të presidentit Agim Demrozi”, shkruhej në faqen zyrtare të klubit rrogozhinas.