HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEgnatia dhe Kastrioti 'ndajnë' pikët. Nuk ka fitues në Rrogozhinë

Egnatia dhe Kastrioti ‘ndajnë’ pikët. Nuk ka fitues në Rrogozhinë

Egnatia dhe Kastrioti kanë barazuar pa gola në Rrogozhinë, sfidë e vlefshme për javën e gjashtë të Superiores. Sfida nisi me një ritëm të lartë nga skuadrat, por më pas të dyja u mbyllën në mënyrë që të mos pësonin.

Në pjesën e dytë krutanët tentuan të surprizonin me kundërsulme vendasit, por protieri Sherri ishte i vëmendshëm në çdo rast. Kështu Egnatia shkon në kuotën e 8 pikëve në vendin e 6-ë, ndërsa Kastrioti një pozicion më poshtë me 6 pikë.

Egnatia-Kastrioti 0-0

Egnatia (3-5-1-1): Sherri, Kacbufi, Malota, Atanda (Mëllugja 87’), Fangaj, Agbekpornu (Bambam 46’), Ojediran (Levendi 74’), Medeiros (Camaj 61’), Musta, Zejnullai, Delarge (Meçja 87’) (në dispozicion: Puja, Hyseni, Selita, Lila, Doukouo) Tr: Edlir Tetova

Kastrioti (4-3-3): Sali, Kodra, Stojanoviç, A. Selmani, Rami, Mehmeti, Karakaçi, Hasani (Prenkoçeviç 83’), Greca, Zogaj (Marinaj 84’), Morbeck (Ajazi 73’) (në dispozicion: Malaj, Dida, Kaçinari, Çela, S. Selmani, Arapi, Zetuna) Tr: Emiliano Çela

Arbitër: Enea Jorgji

Kartonë të verdhë: Medeiros 28’, Musta 32’, Levendi 76’, Delarge 77’ / Greca 48’, Hasani 62’, Mehmeti 77’

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments