Vllaznia luan të enjte në 16:45 me Dinamon në “Loro Boriçi”. Mesjava ka rezervuar duelet e javës së 23 në futbollin shqiptar, me trajnerin Brdaric që edhe këtë ndeshje do privohet nga lojtarët.

Gardiani Bojan Zogovic mungon për kuqeblutë, pasi u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e shkuar. Barazimi 2-2 me Skënderbeun në Korçë ka sjellë kartonin e parë të kuq në karrierë për malazezin, që ka kundërshtuar ashpër vendimin e kryesorit Alla.

Ne vend te tij do te jete portieri tjeter Qarri i cili pritet te beje paraqitjen e duhur sepse eshte nje element tek i cili shpresohet shume.

Te shkodranët në këtë duel pritet të rikthehet mbrojtja, me Hakajn qe eshte e sigurte nderkohe qe mbetet per t’u pare gjendja e kapitenit Gurishta nese do te jeta po jo në dispozicion të Brdaric.