Vllaznia U19 ka mbyllur dje ndeshjen e saj të rradhës me fitoren 3-0 ndaj Internacional Tirana. Kuqeblutë bënë një përformancë të shkëlqyer, ku nën drejtimin e Vioresin Sinanit, arritën të merrnin një trepikësh me vlera.

Një nga protagonistët e kësaj ndeshje ishte edhe Paulo Pjeshka, me golin e shënuar nga ana e tij. Mesfushori i Vllaznia U19, në një intervistë për “Shkodra Sport”, pas ndeshjes me Internacional Tiranën, shpreh emocionet e kësaj ndeshje, teksa shpreson që deri në fund të bëjnë sa më mirë, në mënyrë që të arrijnë objektivin e tyre, titullin kampion.

“Po, e vlerësuam ndeshjen, ngaqë javën që shkoi, në Shënkoll, nuk morëm një rezultat të mirë. Ishim në fushën tonë dhe bëmë një lojë të mirë. Fituam me rezultatin 3-0, me një rezultat besoj të kënaqshëm.

Po, me thënë të drejtën, jemi ekip shumë i mirë. Kemi harmoni kur lidhemi me njëri-tjetrin. Luajmë shumë mirë dhe pavarësisht kundërshtarit, ne prapë jemi më të mirët.

Besoj se janë rezultate të kënaqshme, por pavarësisht humbjes që ndodhi atje në Shënkoll, ne s’do ta ulim ritmin dhe do të vazhdojmë me këtë ritëm, për të mbajtur vendin e parë, ku normalisht synimi që kemi është për të dalë kampion.

Titulli kampion është objektiv, nga që në Kupë, nuk marrim më pjesë. Do synojmë titullin kampion këtu dhe pastaj do synojmë për në Champions League.

Po, kam dalë rregullisht në stërvitje me ekipin e parë të Vllaznisë. Normal, që më ka ndihmuar shumë. Më kanë dhënë besim dhe mundohem të ua shpërblej”,-mbylli prononcimin e tij, mesfushori i Vllaznia, U19, Paulo Pjeshka.
Maringlen ZHIVANI