Egnatia vendosi të mbyllë bashkëpunimin me Gugash Maganin pas humbjes së pësuar me Kukësi dhe drejtuesit ende nuk e kanë ndarë mendjen për trajnerin e ri.

Te Egnatia kanë vendosur t’i besojnë Përparim Daiut për ndeshjen me Tiranën. Kavajasi, i cili në të shkuarën ka drejtuar skuadra si Besa, Shkumbini e Laçi në Superiore, është aktualisht pranë klubit.

Daiu është një nga keshilltarët e presidentit Agim Demrozi dhe të shtunën pritet të jetë në pankinë. “Shkodra Sport” e paralajmeroi sot se ai ishte nje nga kandidaturat per te marre kete post sebashku me Ernest Gjoken.

Mbase Daiu mund te jete trajneri vetem per kete jave dhe pas tij mund te vije dikush tjeter, por nese gjerat i shkojne mire ne ndeshjen e rradhes, nuk perjashtohet mundesia qe ai te vazhdoje te drejtoje skuadren edhe me tej.