Kete sezon eshte bashkuar me ekipin e Skenderbeut ngaqe korçaret i kane premtuar me shume hapesira aktivizimi, por ne fakt vetem te shtunen ka luajtur ndeshjen e tij te pare me te.

E kemi fjalen per sulmuesin 19 vjeçar shkodran Ardit Nikaj. Ai ka luajtur per rreth 50 minuta ne ndeshjen qe u mbyll ne barazim 0-0 dhe ka marre pergezimet e trajnerit Memelli. Ky eshte nje tregues qe ish- futbollisti i Vllaznise ne ndeshjet e ardhshme mund te shfaqet serish ne rolin e protagonistit.

“Shkodra Sport” e ka kontaktuar lojtarin e ri per ta intervistuar dhe per te marre prej tij emocionet e ketij debutimi si titullar me Skenderbeun para dy ditesh. Per me teper, ndiqni intervisten e tij dhene per gazeten tone:

– Ardit, urime per debutimin si titullar me fanellen e Skenderbeut…

– Faleminderit!

– I lumtur qe me ne fund e niset nje ndeshje si titullar?

Po i lumtur. Edhe ndeshja ishte shume e fort edhe kjo po me jepte edhe ndjesi tjeter.

– Si e perjetuat momentin kur trajneri ju tha se do luanit ne formacion?

Normalisht me shume emocion, por ishte nje emocion i mire duke ditur qe isha gati per kete moment e po ashtu, qe edhe trajneri kishte besim tek une.


– Por, per me teper qe do luanit ndaj Tiranes. Kishit edhe frike se si do shkonin gjerat?

Normalisht Tirana eshte dhe ka qene ekip pretendent per titull kampion. Por ne pergatitemi qe çdo ndeshje te marrim maksimumin duke ditur qe kemi nje grup shume te mire me djem te rinj qe japin gjithçka ne fushe, edhe kjo u pa qe Tirana s’ kishte diferenca me ne.

– Ne total keni vetem 62 minuta aktivizim ne 4 ndeshje. Kemi pretenduar me shume?

Per mua jana shuma pak normalisht, por duke ditur qe edhe une ne fillim e kisha pak te veshtire te ambjentohem. Por tani jam i bindur qe kam per te patur me shume minuta duke pare dhe paraqitjet e mia.

– Cili eshte synimi yt personal kete sezon me Skenderbeun?

Objektivi im eshte qe te jem titullar ne ndeshjet ne vazhdim dhe te shenoj sa me shume gola./SHKODRA-SPORT.COM/