Pas basketbollit e volejbollit, edhe hendbolli synon organizimin e Ligës Unike, por këta të fundit për veteranë. Uran Luzha është inciator së bashku me Këshillin Organizativ, si Arian Ibershimin e Vili Haxhiun nga Shkodra, po ashtu edhe nga Ferizaj e Shkupi.

Sipas Luzhës, një ligë e këtij nivelit është e mirëseardhur. “Pas ndeshjeve që patëm në Ditën e Pavarësisë dhe bisedave me klubin shkodran, si dhe disa anëtarë të studentit të Tiranës në bashkëpunim me veteranët e klubeve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, shpresonim që sa më shpejti ta krijojmë një Ligë Unike gjithëkombëtare të veteranëve në hendboll”, thotë për gazetën “Bota sot” Luzha, ish hendbollist dhe trajner i Vëllaznimit.

“Pasi që jemi një brez i cila ka sakrifikuar për ecurinë e hendbollit, shpresojmë se do të hasim në mirëkuptum nga të gjithë dhe të organizojmë në formë të turneve”, përfundon Luzha.

Shkodranet ne kete menyre e kane dhene aprovimin e tyre per te qene pjese krijuese e kesaj Lige dhe padyshim qe kjo do te ishte diçka shume pozitive per kete sport.