Një rezultat i pabesueshëm dhe shumë i rrallë për të mos thënë i padëgjuar më parë, ka ndodhur në ndeshjen e kualifikimeve për Botërorin e femrave ndërmjet Anglisë dhe Letonisë.

Femrat angleze triumfuan 20:0 kundër Letonisë në shtëpi. Dy futbolliste të “Tre Luanëve”, White dhe Mead kompletuan “het-trikun” ndërsa shumë prej tyre shënuan nga dy gola.

Anglia ishte favorite absolute edhe përpara përballjes, mirëpo ky rezultat ka qenë pak i pritur nga të gjithë. Kombëtarja angleze pozicionohet në vendin e parë në Grupin D me 18 pikë, ndërsa kanë regjistruar 53 gola, teksa nuk kanë pranuar asnjë.

Letonia në anën tjetër është në vendin e fundit me zero pikë, kurse kanë shënuar vetëm dy gola, krahas 46 të pesuar.