Boksieri nga Kosova, Ensar Mujota është ndarë tra. gjikisht nga jeta në moshën 15 vjeccare pas një aksidenti fatal. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e premte, ndërsa ai ishte pjesë e klubit të boksit “Skënder Salihu” në Shtimë. Lajmin për ndarjen nga jeta të djaloshit e ka dhënë Latif Demolli, zyrtar i Federatës së Boksit.

Njoftimi i Demollit:

Federata e Boksit e Kosovës është e tronditur për vdekjen e boksierit të ri Ensar B. Mujota 15 vjeçar. Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të sportistit (boksierit) tonë të zellshëm, Ensar Mujota, andaj më lejoni që në emër te Bordit te FBOXK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të boksit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Mujota, dhe K.B “Skënder Salihu.

Ensari ishte i dashuruar me boksin dhe këtë e dëshmoi që nga fëmijëria, teksa si boksier aktiv u shqua me talentin e tij në K.B “Skënder Salihu” Shtime. Ensari gjithmonë ishte i përkushtuar në sportin e boksit dhe u dallua si sportiste i vërtetë.

Ai u shqua si një djalë shembullor, dhe i afërt me të gjithë ata që e njohën , andaj si të tillë do ta kujtojmë përherë. Në këto momente të vështira të gjithë jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen për humbjen e njeriut më të dashur për ju në moshë kaq të re./newsport/