Bayern Munchen po luan në transfertën e Berlinit kundër Union ndeshjen e parë pas ndërprerjes së Bundesligës prej Koronavirusit.

Në minutën e 40-të Robert Lewandowski ka kaluar bavarezët në avantazh me anë të një 11-metërshi.

Për sulmuesin polak, ky gol ka shumë rëndësi. Ai bëhet lojtari i parë në pesë ligat kryesore që arrin të realizojë 40 gola në këtë sezon në të gjitha kompeticionet.