Mërgim Mavraj nuk ka mundur të japë sot kontributin e tij për skuadrën e Grojter Fyrth në një ndeshje që mbrojtësi shqiptar do të kishte dashur ta lunate me çdo kusht. Ndeshja eparë pas rifillimit për ekipin e tij ishte ndaj Hamburgut, një skuadër e cila e largoi mes polemikash ish-kapitenin e përfaqësueses, duke e turpëruar deri aty sa e përjashtoi edhe nga ambientet e klubit për profesionistët.

Mavraj u largua nga Hamburgu edhe pse në fillim shihej si një element i rëndësishëm i asaj skuadre asokohe, ndërsa sot do të kishte mundësinë të hakmarrej. Kjo pasi një fitore do të afronte skuadrën e tij pikërisht me këtë klub në luftën për një vend mes atyre që ngjiten në Bundesligë sezonin e ardhshëm.

Por sfida e sotme u mbyll 2-2 dhe Mavraj nuk ishte as në fushë e as në pankinë. Edhe pse prej dy javësh ai ka filluar të stërvitet me skuadrën, stafi teknik nuk e sheh ende në gjendje që të japë kontributin e tij në fushën e loëjs në këtë periudhë si pasojë e operacionit të cilit iu nënshtrua në muajt e pare të këtij viti, pas dëmtimeve të njëpasnjëshme.

Vetë trajneri i Grojter Furth kishte bërë të qartë se lojtari nuk është gati të luajë, aq më pak me minutazh të gjatë. “Nuk jemi ende aty sa ai të jetë vendimtar për ekipin, edhe pse është situatë e vështirë për ne”, pranoi trajneri Leitl. /vipsport.al/