Vllaznia ka zhgenjyer ne ndeshjen e djeshme ndaj Egnatias te cilen e humbi me rezultatin 3-0. Sikur te mos mjaftonte loja e dobet e saj ne pjesen e pare, per te zhbllokuar shifrat sherbeu edhe nje gol i dyshimte akorduar nga arbitri.
Ne te dyten nderkohe gjithçka u vendos pas gabimit te Heriç ne marrjen e kartonit te dyte te verdhe dhe si rrjedhoje, ndeshja u mbyll ketu.
Situata ne kampin shkodran nuk eshte aspak e qete, por pikerisht ne kete moment, ka ardhur pushimi i kampionatit. Nje pushim qe erdhi atehere kur duhet per Vllaznine.
Kuqeblute do te kene me shume kohe per te pergatitur ndeshjen e Kupes me 30 mars ndaj Partizanit, ashtu siç do kene edhe kohen per te rikuperuar disa nga lojtaret e demtuar.
Vllaznia nuk ka arritur asgje deri me tani as ne kampionat dhe as ne Kupe, per kete arsye, i duhet te mbledhe forcat per te shpetuar sezonin e saj./SHKODRA-SPORT.COM/