Ne vetem 24 ore dy ekipet e femrave te basketbollit te Vllaznise kane arritur te marrin dy fitore shume te rendesishme ndaj ekipeve te Tiranes.

Diten e djeshme ka qene ekipi i te rriturave te Vllaznise qe fitoi ndaj vajzave bardheblu me rezultatin 66-59 duke hedhur nje hap te rendesishem per arritjen e objektivit te saj.

Nderkohe diten e sotme ka qene rradha e ekipit U18 per te mundur rivalet e Tiranes. Ato kane fituar pa shume veshtiresi me rezultatin 74-49 ndaj ketij ekipi.

Kujtojme qe Vllaznia U18 e cila drejtohet nga trajnerja Medina Mustafa eshte kampione e vendit ne fuqi dhe padiskutim qe edhe sivjet do te kerkoje te fitoje titullin kampion./SHKODRA-SPORT.COM/