Pas zyrtarizimit ditën e djeshme nga ana e klubit, trajneri i ri i Vllaznisë, Goçe Sedloski ka zhvilluar stërvitjen e parë me skuadrën pasditën e sotme. Tekniku ka filluar kështu zyrtarisht nga puna për përgatitjen e ndeshjes së rradhës së kampionatit ndaj Erzenit, që do të luhet të dielën.

Sedloski ka pasur një diskutim me skuadrën në fushë, duke vendosur edhe programin stërvitor për në vazhdim. Më pas, trajneri maqedonas e ka vijuar stërvitjen në fushën “Reshit Rusi”, ku i pranishëm ka qenë edhe drejtori sportiv i klubit Vioresin Sinani

Nga ajo çfarë është parë, trajneri i ri i kuqebluve është munduar t’i mbajë të karikuar futbollistët, të cilët po përgatiten për sfidën e së dielës ndaj Erzenit.

Po ashtu, në këtë seancë stërvitore, trajneri Sedloski u shoqërua edhe nga ndihmësi i tij Toni Meglenski dhe pjesa tjetër e stafit teknik të Vllaznisë.
Maringlen ZHIVANI