Ardian Ismajli ka hedhur prapa krahëve dëmtimit që mori disa javë më parë, duke humbur kështu edhe grumbullimin e kombëtares për sfidën me Poloninë.

Por tashmë çdo gjë i përket të shkuarës dhe mbrojtësi shqiptar u aktivizzua titullar në sfidën që Empoli fitoi 1-0 ndaj Lecces mbrëmjen e djeshme.

26-vjeçari bëri një paraqitje fantastike, duke qenë një lojtar kyç në fitorne e skuadrës toskane. Ismajli ishte i pakalueshëm në prapvijë, duke fituar çdo duel me sulmuesit kundërshtarë.

Paraqitja e shqiptarit nuk ka kaluar pa u vënë re dhe tashmë ka ardhur edhe vlerësimi për të. Ismajli është zgjedhur në formacionin e javës në Itali, ndërsa ëhstë vlerësuar me notën 7.6 nga “Sofascore”.